>
LETERSISHQIP

Ikonë

Shtatëdhjetë e pesë poetë, të IKONËS,
Në këtë lapidar jetësuar janë,
Nga e kaluara me shkronja përcjell,
Shtegtojnë drejt shtegut të përjetësisë.

Dhënë kanë dashuri, viktimë, lot, jetë,
Mbretëreshës së shkronjave, poezisë,
Janë aty bohemët, zonjat, mistreset, dashnorët,
Bashkuar me ndërkombëtarë, në qiellin sublim art.

Në mbretërinë e Pellazgëve shumë të lashtë,
Lindur janë emisarët e letërsisë shqipe,
Prore me popullin, dhimbjen, kënaqësinë, ekstazën,
Ndier kanë në thellësitë e shpirtit.

Ngritur janë luftëtarët për pavarësi doemos,
Mbështetur me gjoks, pushkë, shkronja të shumtë,
Rrugëtuar kanë bjeshkëve, varfërisë në acar,
Shënjestruar atdhedashurinë të shenjtën kauzë.

Rrugë të gjatë biblike kanë bërë,
Duruar barbari egërsi nga djajtë e shëmtuar,
Çasti i burrërisë me krah bujare kuqezi,
Vendosur të arrin qëllimin e Bashkimit Shpirtëror.
U dërgua nga:tyran