>
LETERSISHQIP

Nekrologji Për Naimin

Kthyer jam në kohën e Naimit,
Kalimthi e takova në Stamboll,
Ulur ballë, respektin ia dhurova,
Pyeta, do kesh pakëz kohë për mua në Berat?

Qetë, si malësori pajisur me virtyte bujar,
Tha…të të presë, në të bukurën Sarandë,
Kënaqur shumë, u largova tej detit Marmara,
Premtuar, shpejtë do takohemi në qytetin mesjetar.

Për librat e shkruara, freskuar kam dijen,
Lexova sërish, të ndiej në qenien time,
Armatosur rëndë, rrugëve kalërova,
Në agimin e ditës, shkela në të kaluarën.

I ulur, mendimet kapluar e kanë,
Abdyli, Samiu, Qerbelaja, lartë ku janë,
Frashërit, shpirti i shkronjave që frymon,
Me Lulet e Verës, posa të shkruar bashkëbisedon.

Bilbil i gjuhës vargëton, kohëve të letërsisë,
Gdhendur qëndron, kujton, fuqinë e shkruar,
Shtegrrëfyesi shtegton si poet kombëtar,
Begaton qiellin, krenar i shqiptarisë.