>
LETERSISHQIP

Dje, Sot, Nesër

DJE
SOT
NESËR !?

Bredhur kam, në të hershmen rini,
kohë, kur futur jam në koridore të shumtë,
kaluar kam sfidat,
shkelur parimet, tentuar te gjej jetëgjatësinë.

Ushtruar, të fitoj qetësinë e shpirtit,
meditim kam bërë shumë,
qëndruar gjatë, palëvizur jam
liruar shpejt nga brengat.

Ata- munduar janë të më nënçmojnë,
kokëlart larguar jam pa shpjegim,
rëndë kanë tingëlluar, në gjoksin tim,
marrëzit e grabitqarëve, që gënjejnë !

Asket nuk jam, gëzoj jetën,
pranoj të vërtetën, natyrën objektive
ëndrrat, si buzëqeshje të ëmbël përjetoj
shikjoj në sy, jetëlindjen dhe perëndimin.

Sot, në qetësinë tim të shtrenjtë
pyes vallë, ç’mendojnë këta njerëz
ofrohem pasqyrës së sinqert
sërish pyes, jam unë, ata që mendojnë ai idiot !?

Prapaskena ofron, promovime të zjarrtë,
as shfletuar nuk është libri, ende jo,
margaritar shpallen, vargjet e poezisë,
tabu i kohës është ! Duhet të rrjedhin lëvdatat.

Letrar konkurset garojnë, në hapësirë
verdikti sjellur është, jeni nën gijotinë
zgjedhur janë, të lëmuarit e skenës
arkitektëve të vargjeve, buzëqeshje është ofruar.