>
LETERSISHQIP

Largohem!

Pluhurosur rrugë është,
errësira verbëron, pa dritë,
hyrë jam unë,
vet, në këtë botë .

Gumëzhim kërcënues ndëgjohet,
gjallërojnë, arëzat, katran, grabitqarët
zjarrë,pasiguri, frika sundon,
banojnë këtu djajt !

Në fund, shoh dritë,
ngjitur më janë këmbët,
e tërë kjo rëndon,
papritmas, frymojnë mushkëritë.

Në vend këtë, të qetë,
mbretëri e pazakont,
shoh engjëjt, që marshojnë,
buzëqeshur janë, ecin mbi yjet.

Godinat e shumtë,
pastër, me shumë kat,
banorët dalin, ftojnë,
të bisedojnë me ardhacakët.

Ofrohem buzëqeshjes së ngrohtë,
fytyrë engjëllor, që shëndrit,
takohemi, më përqafon,
pyes vallë, ç’është kjo botë?

Endemi në ajër, të lehtë,
rrethuar me aromë të freskët,
porta e hapur dhomë ofron,
jemi bashkë, ne, dy dashnorët.

Tha...jeta këtu është art,
prore, rinia e flaktë,
do shijosh këtu, të premtuarën,
përjetësinë e plotë.