>
LETERSISHQIP

Zjarrtë

Më thirre prej çerdhesë e veçuar
Tha jam unë fshehur ekstazë-ëndrrat
Mbyllur jam në dhomën e vetmuar
Heshtur qëndroj duke pritur të tua kthetrat.

Pohon je princ i muzgut të flakët në agim
Stolisur me britmat e kënaqësisë
Trupin tënd etur mirëpresë në zgjim
Të flakërojmë pafundësisht lumturisë.

Thotë epshin me rreze të ngrohta emitoj
Përqafoj ethet e frikës së dashurisë
Jam vashëz që guxoj të mendoj
Valëvitem si skena mrekulluese shetitës.

Kërkove nga unë dorën dridhëse
Mbështete tek qafa e hollë
Më dërmoi zjarri i fortë shqetësues
Përshkroi afekti trupin tim pa njollë.

Më udhëzove të kërkoj trupin në kujtesë
Eja të pres me padurim të të shijojmë
Më the të të grabis si natyrë tërheqës
Së bashku poshtë burimit sërish të notojmë.
shkronja qe pas disa minutave harohen...