>
LETERSISHQIP

Jemi Të Vdekshëm

Lindur me ndërgjegje të pastër,
lëkurë e asht,
gjaku që qarkullon,
fëmi është, or ti !

Vitet na rrugëtojnë,
koha vrojton,
tipare të dobëta njerëzore,
kanë filluar,
të zbukurojnë qenien tonë.

Qelqtë jemi ne,
trupin e ndijshëm kemi,
pamasë pasuri, shumë varfëri,
gjynjëzohemi, sorollatemi,
unë dhe ti !

Të pyes, or i mjerë,
kjofshë princ ose beduin,
të mirën merr me veti,
djallëzinë leje të mbjellur.

Nxitë, luftë të ndyrë,
vret fëmi, gjak të njomë,
mallkuar do jeshë,
ti, i Pangopuri.

I fundit çast është,
errësirë dëshiron, tej jetësor,
mbase,
pakëz dritëz parajsor,
mrekulli në jetëgjatësi
ti vendos !

Në banesën e fundit,
djajt vallëzojnë,
po, ardhur je,
në atë botë që dëshiron.

Kjofshë Çifut, Kristian, Agnostik,
besimit Islam,
Perëndi është Një,
or ti njeri...