Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Penduar

Koha është që frikësohem,,
mbase ashpër do më dënoj,
ndoshta edhe do më mundoj,
kërkon që unë të largohem.

Po,
nuk jam njeri, me vargje ndjenjash,
as sonetë e bukurisë,
tek unë, jetojnë shumë përbindësh,
arrestuar më kanë, unë i ''miri'' i pangopsisë.

Shkresa është,
ja aty, në tavolinë qëndron,
pastër e shkruar në pergament,
dhimbje të ndërgjegjes më shkakton.

Kërcënuar jam,
nesërmja më kushtëzon,
kurora e histerisë me shumë gjurmë,
kushedi, ndoshta anatemuar më ka qenien!

Ti, thojnë je mashtruar,
droguar nga shija e pasurisë,
lëkurën tënde të paepur,
shitur ke, djajve të natës.

Valët e jetës më thërrasin,
fshehurazi të largohem në errësirë,
nevojtarëve, lënë duhet pasjen,
në hënën e plotë të mëngjesit, të kërkoj mëshirë.
Në dhomë, aty janë, fëmijtë, familja, unë,
vlerë kanë, më tëper se florinjtë, letrat me vlerë,
dramë në krahëror përjetova, ndava pasurinë,
nevojtarëve, jetimëve, miqëve panjohurëve.

Në gjunj rashë, kjofsha fal Ty o i Madhi Perëndi,
mëkatuar kam të lutem më fal, pikëlotët vërsulen,
janë këto fjalët e sinqertit të penduar,
të lutem mos më refuzo, jam krijesë i Yti.

-ngrita velon e bardhë, thellësisht u pendova-
Bekuar ditë, solli lehtësim shpirtëror,
në brëndsi, jetësor ëndërr
u mboll mirësi, në trupin tim qiellor,
për herë të parë, ndjenjat shtegtojnë të lumtur.

Tani,
krijesë jam, në Purgator të Alighierit,
hapë edhe një, eci në pambarim të dritëzës,
shpresoj, falje kërkoj,lutem, pendohem,
i Madhi nga Purgatori të më shpie drejt lartësve Hyjnore,
të takohem me krahëlehtë engjëjt,
vend ky i Përjetësisë, ndërtuar është në Parajsë.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4