>
LETERSISHQIP

Vendlindje

Kërkoj leje, të takoj lashtësinë,
përqafoj gjurmët e mvetësisë,
dashuroj të kaluarën, shenjtërinë,
frymoj të sotmen, madhështinë.

Qetësia e Juaj, heshtur pasuron,
rrjedhë burrëria, fjala e dhënë,
mbështetur nga miqtë sërish frymon,
vlon në brëndësi, krenohesh me lirinë.

Gjendur je shpeshë në vorbullën e historisë,
shkelur, por kurrë e gjynjëzuar,
buron krenaria epike e çiltërsisë,
e shtrenjta vendlindje, shumë je munduar.

Sulmuar të kanë, djegur, shktarrëruar,
deportime histerike masive duruar ke,
thirri kushtrimi forcë e trashëguar,
djemtë dhe vashëzat rrjepën qiellin me forcë biblike.

Atdhe, rritur ke shqiponja, skiftera,
sot shpartallojnë qiejt, lartësitë marramendëse,
syqelë, përkrahur nga mbarë njerëzia,
mburret mbretëria me pastërtinë e ndërgjegjes.