>
LETERSISHQIP

Besimi/Vlera Mbijetojnë!

Ju lutem, unë nuk jam zotëri
vërtet edhe më pak demokrat,
me siguri, nuk mendoj për komunizëm
definitivisht ateizmin, matrapazllëkun
artikuj helmues i kam.

Pushtetarët tentoj të mos i shoh
prore anashkaloj pasanikët e rinj,
mundohem të mos përdori pasqyrë
të mos reflektojnë narcisoidët në botën tim!

Ju lutem, më thirrni vetëm tyran,
orvatem të jem qenie modest,
shihni, gabuar shumë me siguri kam,
edhe nesër
do përkulem vetëm të Madhit Perëndi
do kërkoj NDJESË nga njerëzit e mirë.

Dimë,
varfanjakët të etur për kafshatë vuajnë
me ç’nderim poshtërues i kemi veshur!
Shpirt-gjorit
krijesa nën yje imitojnë, kokëlartë enden,
larg nga populli, vërtet shumë larg janë!

Unë këtë ditë të Bekuar
edhe shumë kam për të thënë,
por, asnjë germë më tepër nuk meritojnë,
po po ata, fare nuk më interesojnë.

Shikjoni në librat e shenjtë
njerëzimi,
miliarda frymë para dhe pas nesh, kanë jetuar dhe do jetojnë,
miliona vite, gjithësi kjo ekziston.
Për ne,
si krijesa të dobët, qelqtë e të thjeshtë
krijuar është natyra, zbukuruar të shijojmë,
në jetë këtë
harrojmë, vërsulemi, shkelur nga xhelozia e sëmurë,
por, doemos
botë kjo nuk do harron, ka parë shumë kohë të tillë!
Or ti qenie njeri
kujto Sodoma dhe Gomorra, afër detit te vdekur,
shkatërruar është, sjellur rrënim, fundin e papritur!

Dini
hedhur kemi shkronja
oqeanin e qetë, trazuar e kemi,
fundosen librat në botën e harruar
mbështjellur nga jovlera në ujërat e pafund!

Nevrikosur
shumë shpejtë do jemi të harruar, janë vargjet e vdekshëm.
Sheh, është bibioteka
vend ku vlerat në letërsi të ankoruar janë,
buzëqeshin vargjet në rrugën e përjetësisë,
qetësia frymon në perlat e vargjeve
edhe nesër në duart e lexuesit do mbretëron…