>
LETERSISHQIP

Mosbindje Qytetare

Toka, uzinat, djersa e punëtorit
tinëzisht flakur është
populli i mbledhur
çjerr qiellin, jehon zëri për të drejtat,
dinin
derisa valët e para të trazuarit det
llumin e mbetur do thithin në gjoksin e vet.

Hutuar, zhgënjyer, enden virtytet
ngritur fisnikëria është
dyqanet
shkollat mbyllur janë
në oborr
argatët e punësuar, marionetët, pësojnë kolaps institucionet.

Frymon asgjë, jeta është ndalur
pakëz bukë ka, emergjente shërbim
matanë, me flamuj të veshur
zëri dëgjohet, dorëheqje kërkojmë.

Ditë, dy, javë dy, një muaj gati
ndodh revolucion i qetë
larguar janë, tej kufirit
lënë qeveritarët pasurinë
grykësarët
botë atë, donin të bëheshin aristokrat !

Në puhizën e parë të mëngjesit
ikur kanë 'ata'
përfundimisht
si gjethet u veniten të dikurshmit demokratë
fshesa e kohës në pafundësi i tret...

Arritën burrneshat, të dheut burrat
Arbër
pagëzuar, i bekuar popull
mrekulli me veprat e bërë,
dje, sot, në dritën e ardhmërisë
festojnë fenikëst, barazinë kanë fituar!

...pa shqiptarin- popull
asgjë, nuk bën të ndodh...
vargje poetike X
Bohemi