A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Atdheun

Migrimi

Pas shpine fortuna na shkelmon
Dhimbje si varfëria shkakton
Dimrin përcjellin rrebesh kërcënimesh
Në të pambrojtur gjoksin tonë.

Shtërngata fortë na ka mbërthyer
Oxhaqet nuk tymojnë
Shtegtojmë larg në migrimin e panjohur
Gjaku i njomë dhe kurrizi i thyer.

Imazhin den baba den të pragut
Për pesë lekë shoqëruar me lot e shita
Mos u ktheni mos më turpëroni
Para shtëpisë lampa me vajguri ju përcjelltë.

Ku shkojmë bacë frikohem në këtë errësirë
Dera e lokes mbeti e mbyllur
Ndëgjoj zërin e saj të dridhur na thërret
Kthehemi bacë të lutem te nona e shtëpisë.

Stuhia fshin gjurmët fëmijëror
Koha e rreh dashurinë nostalgji
Futur në frigorifer të ftohtë udhëtojmë
Në rrugën pakthim drejtë skllavërisë.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2





teksteshqip.com © 2007 - 2017