>
LETERSISHQIP

Vlerë!

Dritë je që më zgjon, ëndërr që përqafoj
takova dashurinë tek ti e imja zonjë!

Nënë je
madhështore qëndron në Olimpin e Athinës
perle e thellësisë së ndjenjave
bekuara vatër e shtëpisë
gjyshe e pragut
bota nevojë ka për ty.

Të lutem
shpëlo urtësinë,forcën magjike, dashurinë prindërore
ndërgjegjen e njerëzimit pasuro
të ndien tërë bota
burimin e pastër të zemërgjërësisë!

Linde princesha, princa të zbukurojnë natyrën
vetëm ti begaton qiellinë mbretëror
nën këmbët e tua flenë parajsa!

Dëgjova
qetësinë hyjnore duke pëshpëritur
përkulu, respekto, puthe, dashuro
nënën e natyrës që jetë dhuron
zonjën
që SOT është me poetët, vlerat sublime të njerëzimit!