A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Zotëri Alfred Nobel

Erdha tek varri yt i zbukuar
heshtje, me qetësi i mbuluar,
me lejo të bashkëbisedojmë
fjalët që më mundojnë të depërtojnë.

Në amshim je, ndoshta i zhgënjyer
rrjedhin vitet, emri yt stoik qëndron,
në këtë konglomerat shkëmbinjtë të kujtojnë
por, gurëzit më pak të çmueshëm poashtu gjejnë vend.

Ti thua, kujdes keni me meritor
larguar jeni nga e bukura mendor,
më mbështjellni më çarçaf të mos di
të shoh unë nuk dua zeza njollë!

Nga koha je i Frikësuar
hija yte endet i pashpresë,
kërkon pastrim, burim të përjetësisë
gjykon të padrejtën, fituesin që eksplodon.

Të të tregoj, ja sërish dielli u fut nën re,
nuk di, ndoshta edhe ai është gjynahqar
apo mos vallë turpëruar është
fshehut pas çarçafit tëndë kjanë.

Një ditë, figurat e shahut do gjejnë vend
mbreti i dijes do valëzoj të fundit vals,
prehu në qetësi, kalorës i forcës
mbretërisë së teknologjisë ke dhënë shpresë.

Premtoj, çliruar do jesh nga mëkatarët
ai/ajo që mburret me shpërblim,
anatemuar do jenë deri në ditën e gjykimit
dhënësit e Nobelit, mercenarët e çmimit!

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019