A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Personazhe Të Njohur

Gjergj Fishta

…atë mbrëmje vere të freskët,
Takova shpirtin, krijues të botës,
Letra shkruan ky burrë i dheut,
Emotiv shpërthyes, zotëriu i atdheut.

Rrëmbyer nga anmiqtë e Shqypnis,
Dëshpruar i ulur pranë strehës,
Pikat e shiut rëndonin edhe më tej,
Lapsi hedhë shkronjat e gjorë të metamorfozës.

Futur janë hipokritët në lëkurë-pore,
Tenton të largoj dreqërit e kohës,
Thotë...aty janë shumëzuar i vërsulen,
J’a ironizojnë artin, njollosinë dashurinë dhunojnë.

Zëri i tij i lartë jehon tej bjeshkëve,
Fishta nuk osht shqyptar si maroçët e flaktë,
Djersitur nga turpi që ndien për ta,
Shtrirë i lodhur është thotë...më lerni në vetmin time.

Mbulova me tirqi ikonën e lashtësisë,
Smeraldin e vargjeve përshëndeta burrërisht,
Hedha edhe një herë vështrimin,
Pashë...Fishtën bartnin engjëjt e lartësisë.

Tyran Prizren Spahiu
IKONË

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  3.4 / Votes cast:  5





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019