A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Dashuri E Pakthyer

.... përsërit, nuk kërkon shpjegim,
lexon, edhe një herë me kujdes shumë,
shkruar ka letrën për pasion të rrallë,
rastësisht mik
...pashë ngrohtësinë në fytyrën me mall.

Po atë ditë
kalimthi vërejta...grisur ke fletat me afsh,
rrjedhën e dashurisë bërë ke lëmsh,
vuan, për të pakthyerën ndjenjë,
je në hije fshehur, askush nuk të dëgjon.

Edhe sot
..isha aty, lot-piki në fletëzën e bardhë,
shkronjat u hamendën, pyetën ç’ndodhë,
vallë shpirtin aty përse ke varrosur,
tani i heshtur qëndron në errësirë?

Di...Ggjurmët i djege në zjarr të flaktë,
shohë..ngadal largohesh në këtë natë.
tek blini i moshuar, di se të pret humnera,
vetëm hapat dëgjohen të ngadalsuara.

E fundit shenjë, banon në shpirtin tënd,
rënduar, pa shpresë, me shumë mund.
zhgënjimi mbjellur është shumë thellë,
errësira..., mirëpret dashurinë e pakthyer të mbyll.

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike VIII
Kështjella e poezisë

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019