>
LETERSISHQIP

Illyricum

Sheshi, vend ku endem
këmbët nuk i ndiej më
lodhur jam, kërkoj mbështetje
papritmas zëri më zgjon!
Shqiptar, vëllau im i dashur,
jam unë, plisit mbështetës
shoh, ndiej në mendime je larg
në martirën Kosovë, vuajturin vend!
Eja, do ngjitemi bashkë në Illyricum
rrënjët aty i kemi, në Luginën Aous
mik i dashur do kthehemi bashkë unë dhe ti.

Ilir
ndjenjat më janë të rënduar
sërish i imi popull goditur është
kohë kjo kur atdheu im lëshuar ka kushtrimin
do nisemi që sonte, Mik!
Ndoshta në të fundit udhëtim do kalërojmë
dimë
mbledhur janë burrat, luftojnë
aty dua të jem, nën flakën e mëmëdheut.

Oshëtima pëshpëriti në SHESH
zëri i ndërgjegjes hyri në turmë
u zgjuan ilirët, force kjo feniksi
do ritkthehen në arenën e gjakosur.

Më shpiej në vend të bekuar
aty ku prehen paraardhësit e mi
zjarrin e vatrës së oxhakut dua të ndiej
të shkrepi plumbin e mëvetësisë.


Atë natë gladiatorët u nisën në fushëbetejë
përqafuan barutin e egrës luftë
doemos
duhet shporur marionetët tej bjeshkëve të pavarësisë

I Larti Kodër, Pellazgu i Gadishullit
u flijuan në mbrojtje. për të mos u harruar kurrë!