>
LETERSISHQIP

Sacra Dardania

Betohesh
SACRA, gjaku, ideali im është
shenjtëri
që kërkon lirë të frymon,
Unë pyes
ç'bëre ti për vendin e Dardhave
copë pëlhure solle, panjohur për Ilirinë
ku vajti ëmblema, ku ndodhet
Kurora e Varrosur në heshtje pret!

Më lironi, në flamur të jetoj
valëvitem anekëndë shenjtërisë,
dëgjoni ju që nënshtroheni të huajit
me yje të çuditshme më keni burgos.

Të dini në këtë flamur bërë jemi NJË
vend nuk ka në qiellin Ulpianë
as gjetiu ku rron i pastër gjak shqiptar,
eh ju
groposur me keni në ferrin e Dantes
por
një ditë do zbres tek ju në parajsën tokë.

Ju premton këtë, Dardania Sacra
hedhni sytë
shikjoni, brezat rënkojnë, mallëngjyer janë,
shtatëlart të valëviten në puhizën e Lidhjes
do jem në të bekuarën shesh
krenar, që pas shekujve të shumtë
kthyer me keni në shtëpi, në Kullën e Përjetësisë...