A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Frymëzim!

I shoqërisë snob nuk jam
as bohem i zbritur nga parajsa,
koha kurrë nuk mjafton
bashkërisht të lundërojmë, kënaqësitë e botës të shijojmë.

Nuk dua të të quaj bashkëshorte
mistrese, oxhaku që ngrohe shtëpinë,
je më shumë, je jeta ime që gjallëron
në mua je, aty frymon.

E imja krijesë, ti, gjallëron vet natyrën
zbrite në krahërorin tim,
heshtur, aromën e bukurës nektar solle.

Zonjë
nënë e fëmijëve të mi
çastet më magjepsëse ti më ofron,
ëndrrat e çiltër më jetëson
dua
me epsh të rrallë të të arrestoj me dashuri.

Dorën, zemrën time ka kohë ke burgosur
dorëzuar jam,
thure shpresë egos time të etur
më mësove ç'domethënë jeta vet.

Inspirim je, që pasuron qenien tim
e lehtë posi puhiza
rrëmbeve rininë time të rebelosur
ujërave të qeta drejtove anijen e ardhmërisë.

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019