Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Dashurie

Më End!

Në kënaqësinë e jetës
Të shijoj madhështinë e ujëvareve
Shkrirjen e arktikut polar
Dashurinë e palëkundur të epshit
Gërshetuar në hirësinë e saj.

Më premto
Të takoj portin e vargjeve shqipe
Dashnoren e Burimit Jetëshkrimor
Retë e mbushura me engjëj
Hijet e paraardhësve tonë.

Më drejto
Në bjeshkën e shqiponjave
Larg syrit të qenies njeri
Në magjin e shikjimeve
Tek mbretëresha qiellor.

Më shoqëro
Në qytetin e fshehur nën det
Mrekullitë nënujore të shikjoj
Këtë botë të pasur idilike
Përshkruar nga poetët dhe dashnorët
Ëndrrimtarët e bukurisë.

Më kthej
Të shijoj buzëqeshjen fëmijërore
Lojrat e padjallëzuara
Sytë e pafajshme buzëqeshjet e sinqerta
Mirësinë
Dorën e ngrohtë foshnjor.

Më trego
Kanalet e fshehura të dashurisë
Burimin e afshit
Urën e dryve tek aleja e dashurisë.

Më ndihmo
Të ofroj dorën e shpresës
Afrohem peisazheve të pashkelura
Të ngjitem yjeve botës ujore
Të përkëdheli gjithësinë e pafund.

Më larg
Zbrapësve të kënaqësisë dhe zilive
Epsheve të shtrembëruara amorale
Matrapazëve ditor mashtruesëve të zyreve
Fantazmave të errësirës…

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet