>
LETERSISHQIP

Art I Përkryer

Tejdukshëm veshur…
Shtrirë pranë kaminit ndriçues jemi ku shkrirja ndodh
dëgjohen pëshëritjet nga barku i burimit si simfonia e poezisë…

Sunduar jam nga ngrohtësia e trupit të saj
Avulli lundëron mbi bregoren e gjoksit
Sytë të mbyllur janë afshi që shtegton damareve
Drithërimat e pakapshme sërish unë ofshaj.

Merr trupi shenjëzim rolin e timonierit
Lëvizshëm ndiej hapësirën e pazbuluar
Shkathtësitë mësuar netëve në imagjinatën time
Gjindem në kohë të çmendur të zbrasjes së tmerrit.

Orbitët gjeometrike të zgjuarë buzët rrethojnë
Serenata e epshit me notat e kitarës së përkryer
Mbuluar me djersë dritëzojnë lëkurën e virgjëreshës
Engjëjt e lakmisë melodinë e dyshit të shfryer përcjellin.

Butoni i prekur i nënkulmit zbulon yjet e ofruara
Ngrohtësia e ndjenjave vlon gjakun trungu u trupit zgjohet
Janë momente që gjithësinë heshtur kanë tronditur
Poshtë rrjedhë në pafundësi orgazma e etheve të kurorëzuara.