A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Sot Unë !

...në BOTË këtë
feudokapitalizmi gjakëpirës sundon
drejtat janë të fundosur
kufizuar është liria
sigurimi i kushtëzuar,
jetën e një numri jetojë
sistem ky i novelës 1984...

...para dy dite takova mbretëreshen jetë 64 vjece, ishte në moshën time..
-dëgjo tha, do të të them diç, por ke kujdes mos u ngut dhe mundohu të me kuptosh!

..zeri i saj i hollë qetësues solli buzëqeshje të ngrohtë ne fytyrën tim.

- Urdhëro, të lutem thuaj!

..më shikjoi thua se më tha të qetësohem, të kem durim, të marri shtruar pa prapavijë sugjerimet e saj!

- Para se të gjykon historinë apo të thënat e paverifikuara mund të fundosesh ne labirinthe pa rrugëdalje..
Lufto xhelozinë këtë sëmundje të rëndë mentale!
Të afërmit, panjohurit, fëmiut, varfanjakut shtrije dorën e mirësisë dhe mëshirës,kursesi mos ofendo, përgjëro!
Përgojime mos bëj, të këshilloj së pari të kërkon gabimet në qenien tënde dhe pastaj matur të drejton gishtin te komshiu, vllau! O njeri i dashur, kur i mëson këto rregulla elementare jetësore lirisht mund të thuash ke arrit pjekuri në moshë dhe jetë!

Jo shume i befasuar thashë..
-kuptova, por këtë e kam ditur edhe me heret!

..me shikjoi edhe një herë, thua se përsëriti.

-Jo, jo, ende nuk ke mesuar filozofinë e jetës, por shpresoj do e mëson së shpejti, para se të bëhet vonë!

...i ofenduar dhe shume i irituar ktheva kokën dhe u largova tej Urës se Gurit në drejtim të ndërgjegjes.
Ate natë i mposhtur nga mosdija shkrova këtë rrëfim,
premtova Tyran Prizren Spahiu se tani e tutje askend nuk do të gjykoj pa e rishikuar /dënuar/ veten time...premtova natyrës time modeste të jem në nivel të një njeriu të rëndomt, te mos shfryej epshin shpejtë tek personat që meritojnë respekt, besim, mundësi krijimi!
...mundin, doemos të vlerësoj me maturi...historinë te mos përdhinoj, harroj, njerëzit me konfesione të ndryshme të mos neglizhoj, por shikjim te hedhi në NESËR...
NJERËZIT CILIDO ngjyrë, nacionalitet, komb KJOFSHIN do të jenë të respektuar...mendoj tani se e gjeta rrugicën e shpëtimit...mund të them se jam një njeri me bindje, pjekuri...vendosur jam shumë të drejtohem NJERËZVE me kujdes, përkushtim, ndërsa ata tjerë, eh..ata do jenë të PADUKSHEM në jetën time...

- prozë nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019