>
LETERSISHQIP

Poezi Bohemiane

…artit lejova pavarësinë
dashurisë, afshit nënshtrimin
joshjes bukuritë e natyrës
kënaqësisë gjuhën e shpirtit
fisnikërisë oazën e miqësisë
momente këto
mbase feniksit të letërsisë të ndiej rilindjen…

*
…ah, VARGU e imja dobësi, gëzon mrekullinë e jetës
vazhdon të endet kuloareve të letërsisë
brenda kohës shushuritëse
ehoja më pyeti
rrëfe tani, Bohem
ç'mister fshehur është në epsh
ekstazën që aq shumë e sfidon,
mërin, xhelozinë, furtunat e paedukatës që urren
Bohem, na trego
ç’është aq magjike
fshehur në trungun e SHKRONJËS së përjetësisë?