>
LETERSISHQIP

Skllav Jam

Lirinë time të qenies njeri
dorëzova edukatës së shëmtuar,
pëllëmbë fytyre që kam, fala gënjeshtrës së rafinuar
vartës jam i varrezave të premtimit,
kënaqësinë e mendimit shita për ca lekë
shtrenjtën zemër ma vodhe
drejtën e shenjtërisë më dhunon,
dobët qenie jam unë,
për kafshtatë goje
kolltuk, kravatë, veturë, banesë, afarizëm
lidhësen në qafë më vure
lapsin robërove,
uroj
më shkel më tej, shuplakos unin tim
përplase egon tënde në timin ndërgjegje,
helmo, ajrin e pastër të natyrës
detyrom
arrogancën tënde të lakmoj
përkulem injorancës,
unë
nuk meritoj të më thërrasin njeri!

Tyran Prizren Spahiu