Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Tema: Poezi Për 17 Shkurtin

Himni I Poetëve

...simbolizues
në ajër të frymoj
në dritën e yjeve të shoh
ngrohtësinë tënde ndiej
simbol i krenarisë kombëtar,
linde në lashtësi
mbijetove stuhitë barbare
grabite shkronjat, shpalle alfabetin, Pendë e tej-jetësisë
e Larta Gradë,
dimë
sa e sa ëndrra në Ty janë besuar
edhe më shumë shpresa janë thurur,
thënë ke JO sundimtarëve
grushtove kohën e mizorisë
hap edhe një duhet bërë
shkelmuar patjetër të brendshmin përfitues
pangopurinë industrialist
arkitektin e ndërtesave të turpit
pasurinë në gjelbrimin e fushave të rinisë
folkoristin e spikatur të shoqërisë,
rrëfeve
pendën e kanë në qafë, gijotinën e kohës,
ne
në ty Betohemi, Emblemë
në praninë tënde qetësohet shpirti
uji, buka, kripa në tavolinë bekohen,
himn, vargje këto lartësuse ty të kushtohen
jetësinë e besnikërisë vetëm ti diellëzon
pastër je si foshnja në djep,
vetëm ti
shprehjet, ndërtimet e huaja anatemon
je
himn i përjetësisë, këngë e të nesërmes, epope i shqiptarisë...

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  10

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet