>
LETERSISHQIP

Buzëqesh

Zymtë, gjoksi më shtërngon
dhoma e ftohtë, drutë mungojnë,
të fundit kafshatë dhënë ke fëmiut
mundohu, pakëz buzëqeshje ofro...
…nën-çati banesa e vogël
lagshtë është, dritarja e thyer
do vë copë najloni
pritëm tek pragu i varfërisë
fjalë mirëse-ardhje më thuaj...
…ngarkuar je me telashe ditore
askush nuk troket në mjerim
çorapet e fëmiut arno
laje këmishën tek kroi i fshatit
përshëndet kalamajtë me përqafje të ngrohtë...
…mbledhur në oxhakun shpresë
gjysmë i mbushur tasi me përshesh
gishtat e çunakëve të ngrirë
mbushur kanë stomakun
nën jorgan lozin lojëra fëmijërore
shëndosh janë, premtojnë ardhmëri
shpresë ofro...
…mëso, Atdheut Nder të bëjnë
të bukurën Shqipe të përvetësojnë
respekt Dëshmorëve të tregojnë
ardhmëni janë
ëndrrat një ditë do përjetësojnë...