>
LETERSISHQIP

Sot Unë !

...frymoj
në BOTË këtë
vend ku
feudokapitalizmi gjakëpirës sundon
drejtat janë fundosur
liria është kufizuar
sigurimi kushtëzuar
jetën e një numri jetoj
sistem ky i novelës 1984...

...para dy dite takova MBRETËRESHËN JETË 64 vjece, ishte në moshën time..
-Dëgjo tha, do të të them diç, por ke kujdes mos u ngut dhe mundohu të me kuptosh!
..zeri i saj i hollë qetësues solli buzëqeshje të ngrohtë ne fytyrën tim.
- Urdhëro, të lutem thuaj!
...më shikjoi thua se më tha të qetësohem, të kem durim, të mari shtruar pa prapavijë sugjerimet e saj!
- Para se të gjykon historinë apo të thënat e paverifikuara mund të fundosesh në labirinthe pa rrugëdalje.. Lufto xhelozinë këtë sëmundje të rëndë mentale! Të afërmit, panjohurit, fëmiut, varfanjakut shtrije dorën e mirësisë, mëshirës, kurrsesi mos ofendo, përgjëro! Përgojime mos bëj, të këshilloj së pari të kërkon gabimet në qenien tënde dhe pastaj matur të drejton gishtin ke komshiu, vëllau! O njeri i dashur, kur i mëson këto rregulla elementare jetësore lirisht mund të thuash ke arrit pjekuri në moshë dhe jetë!
Jo shumë i befasuar thashë..
-Kuptova, por këtë e kam ditur edhe më heret!
Më shikjoi edhe një herë, thua se përsëriti.
-Jo, jo, ende nuk ke mësuar filozofinë e jetës, por shpresoj do e mëson së shpejti, para se të bëhet vonë!
...i ofenduar dhe tejet i irituar ktheva kokën dhe u largova tej Urës se Gurit në drejtim të ndërgjegjes.

Ate natë mbase i mposhtur nga mosdija shkrova këtë rrëfim, premtova Tyran Prizren Spahiu se tani e tutje askend nuk do të gjykoj pa e rishikuar /dënuar/ veten time...premtova natyrës time modeste të jem në nivel të një njeriu të rëndomt, te mos shfryej epshin tek personat që meritojnë respekt, besim, mundësi krijimi!...mundin e poetit, doemos të vlerësoj me maturi...historinë te mos përdhunoj, njerëzit me konfesione të ndryshme të mos neglizhoj, por shikjimin të hedhi në NESËR...
NJERËZIT CILIDO ngjyrë, nacionalitet, kombi KJOFSHIN do të jenë të respektuar...mendoj tani se e gjeta autoudhën e shpëtimit, mund të them se jam një njeri me bindje, pjekuri, vendosur jam shumë të drejtohem NJERËZVE me kujdes, përkushtim, ndërsa ata tjerë, eh..ata do jenë të PADUKSHËM, anatemuar, moralisht dënuar, në jetë këtë, mbase edhe në përtej...