>
LETERSISHQIP

Më Sundo

MË SUNDO e imja zonjë!

…i humbur kur jam
etur për ngrohtësi
në dhomën e dashurisë
më merr në krahëror,
mëngjesin e hershëm
thërras emrin tënd
të lutem,
përqafo vetmin tim...
…ura e rrënuar para meje
pret kurbanin e plagosur,
dorën e hollë të mirësisë,
me lejo të shijoj burrneshë…
…papritmas ndiej mëri,
stuhia e xhelozisë vërsulet,
tenton të më lëkund,
rrëmben si varkën e Titanikut,
aty je
engjëllushe e bardhë e jetës…
…kur qyteti në gjum ka rënë
futemi ne heshtjen e ndjenjave,
me nektarin e dashurisë
më zhyt në romancën e ekstazës pa zhurmë…
…kur shtërngatat më përqafojnë
valle hedhin nxitësit e urrejtjes,
më largo nga injorantët
arrogantët pa- kufi..
…kur troket mashtrimi i paftuar,
kohë të mëkatit kërkon,
nën lëkurë tenton strehë të gjej,
di, je aty e bekuara zonjë…

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike
LIDHJA: