>
LETERSISHQIP

Gjyshi

Rrudhat si fletat e librit shpalosin moshën
nevojë ka për ndihmë, fjalë të ngrohtë
kujtimet rëndojnë
shikjon në një pikë, pak gjëra kupton.
*
Nusja, me buzëqeshje që dashuri mbjell
gojë-ëmbël e përkdhel të moshuarin
gjysh, mëngjesin nuk ke hangër sot
një gotë qumësht, bukë të ngrohtë
përgatitur kam, pakëz duhesh ngrënë.
*
Në shtëpi dua të shkojë, në dhomën time të vjetër
pranë koftorit qetësinë të gjej
je nusja im, nuk di, nuk më kujtohet
merrmë nga krahu, më shtegto në mahallën tim ku jam rritur.
*
Je në oxhakun tëndë gjysh, ti ke ndërtuar
ja ku është shkolla, nga aty je marrë
në të largëtin Tivar me dhunë të kanë shpier
po gjysh, mban në mend këto ti më ke rrëfyer.
*
Nuse e dashur, më ktheve mbrapa një çik
si një mjegullirë shohë të kaluarën
por tani jam i lodhur
më ofro jastëkun, dua gjum të bëjë.
*
Përqafoi plakin duke puthur faqet
duart e saj, sjellin qetësinë shpirtërore
si një kalama pushtoi gjumi të moshuarin
buzëqeshja fëmijërore shihet në fytyrën e tij.