A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Trimërie

Kushtuar Bacë Qerim

Fisnik i mirësisë, u largove pa lamtumirë
portën e mbretërisë ke lënë të hapur
ne, pasardhësitë
jetojmë, frymojmë, prore të përmendim
Babë, zbrazëtira frymon gjetiu e në Gjilan
nur
humanistin Shqiptar Dardania kujton
po, Gjysh
për ty poezi gdhenden, emrin të përmendin me pietet
lahuta e rapsodit të eposit larg jehon
thojnë ne, me Qerimin kemi bashkëjetuar.
*
Frymën e fundit kushtove aktit të burrësisë
u hodhe në përjetësi, në vend ku epikët jetojnë
parajsa vet, oazë për njerëzit bujar
mirësia yte kohrat do mbijetojë.
*
Stoik qëndrove në kohëra më të vështira për Dardaninë
gjoks-hapur bëre ballë stuhisë
paslufta të gjeti në olimp të bëmirësisë
krahërorin hape nevojtarëve, jetë dhurove për femijët Shqiptar
dashurinë vëllazërore tek ti kemi mësuar
të qoftë i lehtë dheu, Baci Ynë.

Vargje poetike
Buron.

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by Tyran Prizren Spahiu -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019