>
LETERSISHQIP

Erudit I Kombit - Kubati

Me elegancë i hapi portat e dijes
qendrat botërore mirëpritën dijetarinë
Franca, Gjermania shtruan respekt shkencëtarit të Oftamologjisë
pajisën me dituri Kosovës ardhmërinë
Kongresi i parë uroi personalitetin të ultratingullit
modestin studiues, natyrën e përmbajtur
themeluesin e qendrës laserike Kubati.

Jeta e shtegtoi larg qytetit të lindjes
sot, nesër, Lidhja, Dardania, kombi mburret
mjekun që perëndoi terrin, errësirës riktheu dritën e syrit
nevojtarit, hallexhisë yllin shëndritës zbriti
gjelbrimin, lindjen e diellit, të dëshirojnë mirëseardhje jetës.

Doktor, pasardhësit begatove me fisnikërinë e atdhedashurisë
të qenurit human, dashnor i zellshëm i profesionit
zëri pas jush gjallëron, jehon fuqishëm tek qytetarët
"Vendet me të errëta në ferr rezervohen për ata që ruajnë asnjansinë e tyre në kohë krizash morale''
pa ngjyrë, apolitkë, mbretërove lashtësinë
frymëmarrjes ngulfate padrejtësinë
trashëgiminë pajise me oksigjen të domosdëshëm.

Gjurmët do jenë të gdhendur, *largëpamësinë do kujtojnë
ikonën e mjekësisë do mbajnë të shenjtë
Kubati qetas eci shtigjeve të shkencës moderne
ndriçimi i syrit kurrë të shuar do mbijetojë kohërat.

*Kubati