>
LETERSISHQIP

Në Podiumin Mbretëror

Në podiumin mbretëror,
zbresin notat Ilire,
aurela shkëlqen, përjet‘sin‘ lajmërojn‘
Ngjyrat magjeps të qiellit
nga prapavija ngjiten tingujt,
shqipet fitoren shpallin,
renditur lahutat dëgjohen.
Copëzat jan‘ mbledhur
ardhmërin‘
kan‘ përgëzuar
hartojn‘ gjeografin‘
shqipnjë
den baba den.
Për v‘llezër të gjakut,
hapet porta e kreshnikut,
erëz kuq e zi zbukurohen,
shpalosin melosin.
Ndodhi etnikumi
daullet ofrohen,
folklori i traditës ngjallet,
vet parajsa e shqiptarit.
Copëzat jan‘ mbledhur...

KOMPONOI
Ramadan Ramadani
Former Dirigent - Conductor at RTP Radio Televizioni i Prishtines