>
LETERSISHQIP

Prekazi I Lirise

Atë ditë dita humbi fuqinë,
retë u shtresuan mbi Prekaz,
koha, idhtësi paralajmëron,
mëngjesi ogurzi ndihet në ajër, dëgjohet zhurmë që kërcënon,
kasaphanja është e lirë,
qindra e qindra vrasës,
britmat gjithandej dëgjohen!
Mort, vrit, askend mos kurrseni,
atakoni, fëmi, gra, therni çdo mbiemër Jashar!
Tani sulm…
*
Kufomat gjak rrjedhin,
koha është ndalur, stuhia pushoi, ndjesitë janë humbur,
pikat e lotit, gjithkund gjakë,
kufomat në hendek numërohen.
*
Heshtja u ndal, qetësinë vaji i popullit trazon,
vajton Prekazi, Dardania, Arbëria,
mallkon masakrën,
ndërgjegja pyet, kush bëri këtë gjenocid?
Jo, jo, njeriu nuk bën këtë,
mbase janë vrasësit,
gjakëpirësit veshur në lëkurën njeri,
imbecilët,
pamëshirshmit që kanë hyrë në trupin e monstrumit,
luciferët,
përcjellur nga djajtë e natës,
mendje burgosurit e shekulllit,
urdhërdhënësit mishëruar me të keqen,
janë bërë një, shkrirë në mëkatarët e mileniumit,
ata, koha i anatemon doemos edhe gjaku do i mallkon...