>
LETERSISHQIP

Anastasi, Ndertoi Mauzoleumin E Artit

Ne driten e dites se bekuar,
erdhi si pranvera e dëshiruar,
solli kreativitet artit te skenes,
poezise i dha frymen e nevojshëm,
meritori ne burimin e heshtjes,
miresinë, bujarinë, sinqeritetin reflekton mendjendrituri,
gezon shenjtërinë e të qenit legjendar.
*
Rrethuar me drejtën e krijimit
me role të arta tejet të fuqishme,
është dhënë dhuntia të ndërton mauzoleumin
frymori i skenës së përjetësisë
nektarizon oazën e artit hyjnor
mirëpresin dërrasat e teatrit
ikonën e Kreontit, tek Antigona e Sofoklit.
*
Anastasi, aktrimi, vera e poezia jane pjese e jetes,
zeri i tij engjellor stuhite qeteson,
koha, brezat do kujtojne koriferin,
besnikun e fisnikun temperamentin e skenes.
*
Aktrimi ndertoi keshtjellen me shume dyer e dritare,
bardhesise u be mik i perbetuar,
porten e theatrit mban gjithmone te hapur,
mirepret aristet e miqesine zemer pasur.
*
Ulur ne veranden e ores letrare,
lexohen poezite shqiptare,
shoqeruar me tingujt e lahutes,
shkronjetaret japin kuptim jetes,
Nika perjeteson vargjet e bekuara.
*
Kalimtaret pyeten c'ndodh ne godinen e letersise,
kush reciton Khayamin legjendar,
kush ngjall emocionet e poezise,
Ay eshte ringjallesi i poezise " Jam thjeshte nje shqiptar."

Anastas Nika
Tyran Prizren Spahiu