>
LETERSISHQIP

Himni Arbërian

Dijeni o botë e mbarë,
den baba den në gadishullin ballkanik
jeton dhe ka jetuar
autoktoni, lahuta, çiftelia, hanxhari i popullit Shqiptar.
*
Vlerë të tillë bota nuk ka parë,
njerëzimi tejet vështirë kupton,
kjoftë krishter o mysliman,
shqipnjë në glob bashkëjeton
*
Shqiptari kan pagëzuar tokën e bekuar,
besë, plis, xhamadan arbër i thojnë
një festë kanë, me flamurin kuqezi kuvendojnë,
portën e ndasisë kanë hapur, ja tek janë, lirë frymojnë.

*
Arbëri, himni i njerezimit,
lashtesia e gadishullit,
krenaria ne ty frymon,
haku, gjaku jane burim i shenjterise,
ti linde Kastriotin, Lidhjen, Jasharin, ti ndriçon ardhmerinë,
sot e mot brezat do të të kujtojnë,
pasardhësit në Ty betohen,
Lavdia të takon vetëm Ty, Mbret i lavdëruar i historisë,
i yni, Monument i Përjetësisë.
*
I MADHI ZOT, ruaj Atdheun dhe Kombin nga keqberesit,
perhap dashurine hyjnore mbi shqiptarët,
si kurre më parë kemi nevojë per ndihmen Tende i yni Gjithefuqishmi Zot.