A e ke vrejt qe kanihere kur sheh anderr... menon qe je qut, e tani kur qohesh, menon qe je hala n'anderr? E qajo ish jeta..
M'ka fal zoti krejt hajvan, m'fal nane e di qe lujta menve Po rri me do mangupa ma trentit prej trenteve, asi qe rrehin gjin, prejn gjin, vrajne gjin I shoh nënat e gjaksave se ato tash veq po kajshin Jo qe du mu shit mangup, jo qe jom i lujtun krejt, veq e kom vrejt se s'di cka osht gabim e cka osht drejt Nje sen e di, mos i beso kerkujt, prej diteve te fëmirisë shpinen time vet e kom rujt ( e qimt e nanes dojn mem vra mu ) pse, duhet mem myt per mem shah mu. Kam shume urrejt sa per gjys dojn mem nda mu E di qe njerzit sikur une nuk dine mu tut, e vetmja mnyrë qe mum 'um nalesh plum n'ball me ma fut. E din qa thash, thash jom belagji, mashkujt e familjes tem ja kan zanat me vdek te ri Per hater te nanes une mundona me qendru Eshte t'um interesu a thu edhe sa ka mem shku
Chorus (2x) Nane falje po t'kerkoj, syni ty t'lotoj, ka do qe po shkoj, une vdekjen e sfidoj, (une vdekjen e sfidoj) E di qe po gaboj, kerkon sun e duroj, Se kur e teproj, une vdekjen e sfidoj, ( une vdekjen e sfidoj)
Baba jem ka pas infrakt se prej shkolles u perjashtova Ke prit shum prej meje, e une n'ty deshtova. E di qe tash eshte vone, e senet sun ndryshojne Po thojne qe plaget e renda sherohen me kohe Ishalla osht ashtu se mos koft sja fali vetes Ndergjegja jem e fort sum len me ja mshel syte t'vertetes E ti tash po quditesh, se une ndjenja kom, Qofse t'du kom Qofse s'du t'boj dom E u lodha me do pisa qe kurr sun um kuptojne Ja nisin e me gjykojne, e k'ta as nuk um njohin Kqyri punt e tua more njeri i pa jet, je bo si plak e keqe, ti sje burr i vertet Flas per intelektuala qe pom shiten positiva, me rrena t'juve u ngiva, hupni more negativa E di qe pot pengoj cka thash, e thu qe flas shume, Po hajde thujum n'ftyre e sheh qysh te qes ne gjume
Chorus (2x) Nane falje po t'kerkoj, syni ty t'lotoj, ka do qe po shkoj une vdekjen e sfidoj, (une vdekjen e sfidoj) E di qe po gaboj, kerkon sun e duroj, Se kur e teproj, une vdekjen e sfidoj, ( une vdekjen e sfidoj)
E kom pas nje djal t'halles kerkujna sju frigojke, Trimi ma i madh, me nji plum po u rrxojke E ashtu Sadiku shkoj , jet ndrroj n'parajs vazhdoj Halla jeme me dhimt lotoj, korbi zi me gzim knoj S'ki cka me bo, kerkush si dha ndihme , na duhet me vazhdu se do ta rrok me mar frym Edhe pse se osht leht me vazhdu ne ket jeten, kanihere eshte ma shtir me jetu se me vdek Nana jeme shpesh ma permen thot t'lutna ruju djali jem Zemra saj e di qe dhem, krejt e di osht faji jem thot... Krejt jemi t'vdekshem kerkush s'eshte i pa prekshem Veq ata qe ndrrojne jete, jon te pa vdekshem Di shume tregime per do trima edhe trime, fotot ne bandera, shihem n'perkujtime Gjdo njeri jeton e shkon, perpos Unikkatilit qe vdek edhe jeton
Chorus (2x) Nane falje po t'kerkoj, syni ty t'lotoj ka do qe po shkoj, une vdekjen e sfidoj, (une vdekjen e sfidoj) E di qe po gaboj, kerkon sun e duroj, Se kur e teproj, une vdekjen e sfidoj, ( une vdekjen e sfidoj)
Unikkatil - Vdekjen E Sfidoj Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Vdekjen E Sfidoj".
3. Video është e këngës "Vdekjen E Sfidoj", por nuk këndohet nga Unikkatil.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.