>
BIOSHQIP
Biografia
Unknown, ashtu si emri i tij artistik mund të jetë “I panjohur” për momentin për shumë njerëz, por jo edhe për shumë kohë. Reperi i ri kosovar Unknown ka publikuar deri më tani disa projekte muzikore në studion “Inrecordss”, të cilat janë mirëpritur nga publiku.

"Rose e Titanikut" është kënga e parë, e cila tregon fazat e ndarjes të dy të dashuruarve, ku si pikësynim është ‘Karma’, pra fuqia e hakmarrjes, pjesa e ftohjes nga fenomeni i dashurisë.

"Inspirim" është një projekt i cili prek temat shoqërore në përgjithësi, realiteti në Kosovë e deri te reperët që po këndojnë tallava. Kënga është një thirrje për rikthimin e stilit "old-shcool" në Hip-hop.