TEKSTESHQIP

Upstreem
Origjine E Mohuar
Lyrics

Thonë kam gjak heronjsh
por s'di pse s’mbaj mend
Gjaku më vlon ndër deje
unë shoh veç mjegull terr

Se kuptoj, as kam për ta kuptuar
Kërkoj veç dritë të shoh,
kërkoj veten të njoh

O njerëz jam si ju,
skam ç’bëj nuk kthehem dot pas
O njerëz pse s’kuptoni dot,
gjithçka duhet të ndryshojmë

Thonë jam shumë i hershëm
Po s’mi tregojnë sekretet
Mijëra vjet kam mbijetuar
jam gjallë për të treguar

Se kuptoj, as kam për ta kuptuar
Pushtues anembanë,
tradhtarë në këtë vend

O njerëz jam si ju,
skam ç’bëj nuk kthehem dot pas
O njerëz pse s’kuptoni dot,
gjithçka duhet të ndryshojmë

Më i lashti në kontinent
I hapa sytë botës sot
E si shpërblim mua mu dha
Gjenocid edhe pushtim

Njëmijë vjet, edhe pesëqind vjet
U humba njëqind vjet
Por prapë nuk do të vdes

O njerëz jam si ju,
skam ç'bëj nuk kthehem dot pas
O njerëz pse s’kuptoni dot,
gjithçka duhet të ndryshojmë

O njerëz jam si ju,
skam ç'bëj nuk kthehem dot pas
O njerëz pse s’kuptoni dot,
gjithçka duhet të ndryshojmë