>
BIOSHQIP
Biografia
Vëllezerit Mirhat dhe Rijad Lecaj janë të lindur ne fshatin Brezne treva e Opojes. Hapat e para ne muzikë i filluan atje ne shkollat çë vijuan dhe në shoqerit kulturore artistike te Opojës. Pastaj u inkuadruan në shoqerin kulturore artistike "Besa" nga prizreni dhe më vonë ne shoqerinë kulturore artistike "Agimi" po ashtu nga prizreni. Albumin e parë e inçizuan në folklorë por vazhduan me disa albume tjera ne zhandrin e muzikës popullore. Tash punojnë dhe veprojnë me projekte të reja dhe japin kontributin e tyre në kultivimin e këngës shqipe. Japin kontributin në mënyre vullnetare në ansamblin e këngeve dhe valleve "Lidhja e Prizrenit" duke përkrahur gjeneratat e reja. Vëllezërit Lecaj tash jetojnë dhe veprojnë në Prizren

Në vitin 1994, Vëllezerit Lecaj publikojnë albumin "Kujtimi".

Më datë 6 Maj 2008, Vëllezerit Lecaj publikojnë videoklipin "Marrim Nuse".

Në vitin 2010, Vëllezerit Lecaj publikojnë albumin "Pasha Syt E Mi".

Në vitin 2011, Vëllezerit Lecaj publikojnë albumin "Live".

Më datë 8 Maj 2015, Vëllezerit Lecaj publikojnë videoklipin "Mall Për Prizrenin".

Më datë 3 Korrik 2016, Vëllezerit Lecaj publikojnë videoklipin "Xhanane".

Më datë 22 Korrik 2018, Vëllezerit Lecaj publikojnë videoklipin "Vellaut Ne Gurbet". Muzika e këngës u punua nga Naim Qukiqi, teksti u shkrua nga Izet Rraci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Naim Qukiqi.

Më datë 8 Dhjetor 2020, Vëllezerit Lecaj publikojnë videoklipet "Fol E Fol Gjithë Ditën" dhe "Oj E Para Vallës (Opojane)".
DËRGOI: