>
BIOSHQIP

Të Gjithë I Urojnë Ditëlindjen Vaçe Zelës

09-04-2013
Pa diskutim të gjithë përulen para ikonës të muzikës së bukur shqiptare, Vaçe Zela.

Këngëtarja e madhe sapo e ka festuar ditëlindjen e saj të 74-të dhe të gjitha personazhet publike, ndoshta edhe ata që janë të rinj në moshë, kanë dashur që në rrjetet sociale, në pamundësi për ta takuar, ta urojnë në këtë përvjetor.



Simboli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela, vazhdon të jetojë e përmalluar në Bazel të Zvicrës, ndërsa thotë se flamuri kuqezi që mban ia tregon asaj origjinën dhe shpirtin e shqiptarit. Një urim vjen edhe nga ne: Jetë të gjatë, Vaçe!
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Të Gjithë I Urojnë Ditëlindjen Vaçe Zelës