Më mbaj mend (për 1 muaj)

Vaçe Zela - Fëmija E Parë Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  42

Si sot një vjet më parë jam martuar
Dhe të lumtur rrojmë ne
Dikur isha çapkëne por jam shtruar
Nisa në familje një jetë të re

Kam qenë në rini shpesh e gëzuar
Ëmbël qeshën sytë e mi
Por sot me një gëzim të madh jam zgjuar
Ndjeva ndoshta më të shtrenjtën lumtuni

Dua të këndoj
Gjithë botën ta lajmëroj.
O miqtë e mi
Më lindi një fëmijë.

Unë e ëndërroj
Mezi pres që ta shikoj
Ta përkëdhel ta puth me dashuri

Dua të vallëzoj
Gjithë botën unë ta përqafoj
Trashëgimtari im jeton

Tralala, ma të lutmur s'ka
Se mua "mami" do më thotë
Me lulëzim edhe shkëlqim
edhe natyra po më uron

Fëmija është shpresa e shtëpisë
T'ardhmen tonë përshëndet
Dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë
Ëndërra e çdo zemre që me mall e pret

Prandaj dhe unë e dua aq shumë
Porsi drita e syve të mi
Kur ndoshta do më lerë edhe pa gjumë
Vetë unë do ta mbaj
në krahë me dhimbshuri

Dua të këndoj
Gjithë botën ta lajmëroj
O miqtë e mi
Më lindi një fëmijë

Unë e ëndërroj
Mezi pres që ta shikoj
Ta përkëdhel ta puth me dashuri

Dua të vallëzoj
Gjithë botën unë ta përqafoj
Trashëgimtari im jeton

Tralala, ma të lutmur s'ka
Se mua mami po më thonë
Me lulëzim edhe shkëlqim
Edhe natyra po më uron






Vaçe Zela - Fëmija E Parë
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Fëmija E Parë".
3. Video është e këngës "Fëmija E Parë", por nuk këndohet nga Vaçe Zela.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Vaçe Zela:


Komente 2