>
BIOSHQIP
Biografia
Vahit Nasufi lindi në fshatin Shitovë, (veri-lindje të Kërçovës). Rrjedh nga një familje e ndershme dhe shumë bujare. Shkollën fillore, prej këlasës së parë e deri në të katërtën, i kreu në fshatin e lindjes, kurse pjesën e dytë të arsimit fillorë e kreu në shkollën qëndrore të fshatit Garanë. Vahiti si nxënës ishte shumë i zgjuar, i sjellshëm dhe shumë i dashur, gjë që e vërteton suksesi i tij gjithmonë i shkëlqyeshëm. Pasi kreu shkollën fillore, vazhdoi mësimet në gjimnazin e Kërçovës, ku i takonte gjeneratës së dytë pas rihapjes të këtij gjimnazi në gjuhën shqipe.

Papunësia e madhe që kishte kapluar vendin, si shumë shokë të tjerë, e detyroi edhe Vahitin që të vihet në kërkim të fatit të vet nëpër shtetet e huaja. Pasi e kreu shërbimin ushtarak, në vitin 1980 -të, për herë të parë largohet nga vendlindja dhe shkon në Bazel të Zvicrës. Qëndrimi dhjetëvjeçarë në këtë qytet, i mundësoi Vahitit të mësojë pak a shumë gjuhën gjermane, si dhe të njohi për së afërmi kulturën perëndimore dhe mentalitetin e tyre. Duke kërkuar një jetë më të qetë, ai largohet nga Bazeli dhe në vitin 1990 -të shkon në qytetin turistik, në Shafhauzen, ku punësohet në një fabrikë tekstili, i cilili në këtë qytet edhe sot jeton me familjen e tij. Malli për vendlindjen, prindët, të afërmit dhe shoqërinë, Vahitin nuk e linte asnjëherë të qetë,ku as ëndrrat nuk e linin të bënte gjumë të rehatshëm në mërgim. I nxitur nga ky mall që përvëlon si zjarri, Vahiti asnjëherë nuk e harronte Kërçovën aq të dashur, ku pas një kohe të shkurtër, në anën veriore të Uskanës së lashtë heroike, ndërtoi një fole të ngrohtë dhe të përhershme, për t`u prehur në të, sa herë që t`i jepet mundësia sidomos gjatë pushimeve vjetore. Vahiti gjithmonë e ka ndërmend që një ditë, një herë e për gjithmonë t`i thotë lamtumirë kurbetit dhe sëbashku me familjen e tij të jetojë në vendlindje.

Vlen të përmendet se Vahiti është adhurues i madh i këngës popullore sidomos asaj folklorike. E donë shumë edhe humorin, madje shpeshherë atë e kultivon me një mjeshtri të rrallë artistike, sa herë që gjendet në mesin e miqve, shokëve dhe dashamirëve të tij. Gjithëashtu është edhe adhurues i flaktë i sportit, lexon libra dhe gazeta të ndryshme. Vahiti është shumë i afërt dhe i shoqërueshëm me njerzit, është shumë komunitativ, e urren vetminë, egoizmin dhe prepotencën e njerëzve. Vazhdimisht merr pjesë në lojrat e moçme që organizohen nëpër dhoma të ndryshme. Vahit Nasufi, në dhjetor të vitit 2019 -të, vlerësohet në cilsinë e krijuesit, dhe nga komuna e Kërçovës, nderohet me çmimin e lartë "KUPA VOTRA", si personalitet i vitit 2019 -të.

Vahit shkruan prozë dhe poezi, ai ka filluar të shkruajë që nga këlasa e shtatë e shkollës fillore, dhe disa poezi i botonte në gazetën e atëherëshme të përditshme "Flaka e Vëllazërimit" e cila botohej në Shkup. Me shkuarjen në kurbet, ai për një kohë të caktuar, ndërpret krijimtarinë e tij, për ta vazhduar më vonë duke pasqyruar përditshmërinë në vargje poetike. Deri tash ka botuar katër libra, "SYLYNJARËT E KËNGËS POPULLORE" në vitin 2006 -të, "KËNGA E MËRGIMTARIT" në vitin 2009 -të, "MALL DHE LOT" në vitin 2015 -të, "BURIMET E KËNGËS BURIMORE KËRCOVARE," në vitin 2019- të dhe "YJE QË NUK SHUHEN", në vitin 2022, që nuk është i fundit.
DËRGOI: