>
LETERSISHQIP

Këngë Për Sali Manin

Shqipëri, moj nëna jonë,
Me yje - qiellit ia kalon,
Sa u takon yjeve të tokës,
Ke qenë shembull i Europës.

- Nga Perëndia i kam dhuratë -
I pastë nëna, me jetë të gjatë!
Këto yje këngësh, e jo drite,
T`lumtë moj nënë, që i rrite!

Lum paçi, u pastë nëna -
U kam si dielli dhe si hëna!
Por, shumë prej tyre m`kanë ikë,
Në Europë dhe n`Amerikë!

Këto vargje që i kam shkruar,
Sali Manit, ia kam kushtuar,
Si rapsod ishte i dalluar,
Artist i popullit i merituar.

Ishte i ndershëm, si qytetar,
I madh ishte si këngëtar,
Nga veriu i Shqipërisë -
Mjeshtër i lahutës dhe çiftelisë.

Lindi n`Reç të Koplikut,
N`Malsi t`Madhe - buzë Adriatikut,
U rritë n`bjeshkët e Kelmendit,
I dëgjohej zëri anë e mbanë vendit.

Të kuq me sumlla - xhamadanin,
Si bilbil e kishte zanin,
Sa mirë çiftelisë i tingëllonte teli,
Për folklorin ishte gurë themeli!

Mbeti hit ndër shqiptari,
Kënga e "Ujësjellësit të ri",
I këndoj vashës nga Kosova,
"Moj e mira nga Gjakova".

Vit i kobshëm - Dymijë e Katra,
Kur djali tij, iku nga vatra,
Fundi qershorit ishte atëherë,
Kur Edi, la familjen të mjerë!

La t`jatin dhe mamanë,
La dhe motrën pa të vëllanë,
Me këngë Saliu, qante hallin,
"Cili sy ma ka pa djalin"?!

Por, çfarë bëri ky këngëtar?
Si shumë tjerë mërgimtarë,
Nga Shqipëria u largua -
Në Amerikë u mërgua!

Në Detroid të Amerikës,
Shkoi ylli i muzikës,
Edhe pse e digjte malli,
Këngën kurrë, nuk e ndali!

Thoshte, "Shumë jam i mërzitë,
Mendja m`rrinë natë e ditë,
Te vendlindja në Mirëditë -
Ku kam lindë dhe jam rritë"!

Hallet, jetën ia vështirsuan,
Planet krejt i dështuan,
Dhimbjet trupin ia sulmuan,
Shëndetin shumë ia dobësuan.

Ia dogji zemrën humbja e djalit,
Shkoj u shtri në shtrat t`spitalit,
Punuan mjekët me përkushtim,
Por, për Saliun s`pat shërim!

Ditë për ditë shëndeti i dobësohej,
Dalë nga dalë vdekja i afrohej...
Zbuloi diagnozën një mjek specialist,
Tha: "S`ka shërim për këtë solist"!

Pak pa hy Dymijë e Dhjeta -
Sali Mani u nda nga jeta,
Ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeçar,
Lajm i hidhët për çdo shqiptar!

La familjen, lahutën, çiftelinë...
Me gisht n`gojë la shqiptarinë,
Na la këngët që s`na lejojnë,
Emrin e tij ta harrojmë!

Vetë me gojë u kishte thënë,
T`më varrosni në tokën nënë!
Është më i lehtë dheu i Mirditës,
Se sa dheu i Amerikës!

Komuniteti shqiptarë i Michiganit,
i bënë homazh Sali Manit,
Për herë t`fundit lamtumirë i thanë,
Dhe e përcollën për në Tiranë!

Më tre janar Dymijë e Dhjetë -
Një aeroplan, si zog me fletë,
Solli Saliun të pa jetë,
Në Shqipëri, në Atdhe t`vet.

Në aeroportin "Nënë Tereza",
Gjithë të veshur me të zeza!
Shumë shqiptarë dolën atë ditë,
Artistin e madh për ta pritë.

Aeroplanin kur zbriti piloti,
Prej secilit pikonte loti!
Për rapsodin e vërtetë,
Që para kohe ndërroi jetë!

Si e pat lënë, ai amanet,
E varrosën në vend t`vet,
Me kurorë lulesh varrin i mbuluan,
Shumë referate i lexuan...

Zërin e bukur nuk e kurseve,
Si dijaman gjithmonë shkëlqeve!
Të gjithë nga zemra t`falenderojmë,
Besa - besë, kurrë s`të harrojmë!

Sali Mani, o i madhi këngëtar -
Fizikisht prej nesh je ndarë!
Por, veprat tua madhështore -
Do të mbajnë të gjallë prore!

Qajnë bashkëshortja, dhe e bija,
Qajnë lahuta dhe çiftelia,
Qajnë Mirëdita dhe Malësia,
Qanë e mbarë shqiptaria!...

Do t`këndohet shumë mbi gur,
Por, Sali Mani jo, më kurrë!
Pusho Sali ku je i shtrirë,
Zoti për ty pastë mëshirë.