>
LETERSISHQIP

Gjeneratës Sime

Shpeshherë rri e mendoj,
Të kaluarën e kujtoj,
Për shokët e mi të gjeneratës,
Shpesh më ikë gjumi i natës!

Me gjeneratën e fshatit tim,
Djem e vajza, pa dallim,
Jem rritë bashkë si binjakë,
Por, veç e veç, ne jem plakë!...

Në jetë erdhëm të dëshiruar,
Lindëm n`shekullin e kaluar,
Në vitin pesëdhjetë e gjashtë,
Fati ynë kështu ka dashtë!

Nga fëmijëria jem shoqëruar,
Gjithmonë ishim të bashkuar,
Njëri - tjetrin, kemi respektuar,
Si vëllezër e motra jemi konsideruar!...

Bashkë filluam shkollën fillore,
Plot tetë vite n`bankat shkollore.
Por, kur e kryem klasën e tetë -
Ndarja vrragë na ka mbetë!

Ata që mësimet i vazhduan -
Me shokë tjerë u njoftuan,
Ishin vitet e rinisë,
Ishte koha e dashurisë,

Prej asaj dite kur jemi ndarë -
Me njëri - tjetrin rrallë jemi parë!
Mbajtëm lidhje përkohësisht,
Por, dalë nga dalë, humbi krejtësisht!

Ca n`vendlindje punës ia nisën,
Ca Atdheun e braktisën!
N`mërgim zemra s`kënaqet kurrë,
Atje loti rrjedh si gurrë!...

Ca prej tyre, fatkeqësisht -
Nuk jetojnë më fizikisht!
Por, zëri tyre dhe fytyra -
Më rrinë përpara si pasqyra!

Sa herë shokët që takohen,
Ca lëvdohen ca ankohen,
Dikujt flokët i kanë ra,
Dikush të bardha krejt i ka.

Njëri - tjetrin, kur takojmë,
Me orë të tëra bisedojmë,
Për gjeneratën malli s`na hiqet,
Për njëri - tjetrin zemra na digjet!

M`thuaj vallë sot ku janë?
Me shëndet nuk di si janë?
Sa janë të lumtur familjarisht?
Si qëndrojnë ekonomikisht?...

Që nga vitet e rinisë,
Deri n`prag të pleqërisë,
Shumë ngjarje ikën në harresë,
Por, shumë mbetën në kujtesë!...