>
LETERSISHQIP

Vendlindjes Sime

GJithmonë n`zemër kam pas mall -
Dhe do ta kem, sa t`jam gjallë,
Për vendlindjen shumë të dashur,
Kënaqsitë e jetës aty i kam pasur!...

Në anën e saj veri - lindore -
E rrethojnë malet pyjore,
Në anën tjetër jug - perëndimore -
Shtrihet fusha e saj pjellore.

Aty kam lindë dhe jam rritë,
Për herë të parë me sy pashë dritë,
Aty lëshova zërin e parë,
Në prehër të nënës duke qarë!...

Në qendër të fshatit kam shtëpinë,
Që ruan nderin dhe bujarinë,
Rrugën e dijes aty fillova,
Shkrim e lexim, aty i mësova!...

Vendlindja ime është më e mira,
Më ka plotsuar shumë dëshira,
Që i ëndrronte çdo i ri,
Kisha fat, gëzime dhe lumturi!...

Nuk e harroj deri kur të vdes -
Me shokë kur rrija deri n`mëngjes,
Të shkurtëra ishin netët dimërore,
Ishin vitet e arta të moshës rinore!

Dasmat bëheshin në oborr,
Me këngë valle dhe humor,
Dëshirä për sportin ishte e madhe,
Me top, luajshim nëpër livadhe!...

Mjerisht kurbetin e kem trashëguar,
Si alternativë për të mbijetuar!
Shtigjeve t`Europës edhe unë kalova,
Lash vendlindjen n`kurbet shkova!

Dalë nga dalë duke u larguar -
Këtheva kokën për t`i premtuar,
Vendlindja e dashur po të betohem -
Me zemër kurrë nuk largohem!

Ia këtheva shpinën rrugën vazhdova,
S`e di kah m`erdhi, një zë dëgjova!
Zëri i vendlindjes duke qarë,
Më dëshiroi rrugë të mbarë!

Që kur lash vendlindjen time -
Për mua s`pat më kurrë gëzime!...
Ka qënë shkruar prej Perëndisë -
Të jetoj shumë larg shtëpisë!

T`lësh vendlindjen s`është e lehtë,
Malli për të është shumë i nxehtë,
Që nga zemra s`mund ta largoj,
Shpeshëherë natën e ëndërroj!

Kur hap albumin e fotografive -
Më kënaqet shpirti prej bukurive,
Ah! Sa i lezetshëm është ai vend,
Nuk e di, si s`më ikin mend!

Sa herë syri që i shikon,
Thellë në zemër më përvëlon!
Shpesh mendoj sa s`është vonë,
Të këthehem një herë e për gjithmonë!

Prej mallit që kam unë ndaj saj,
Zemra ime mbushet vajë!
Shpirti im, më s`duronë dot,
Zemra qanë, sytë derdhin lot!...

Sa herë shkoj në pushime -
Më kënaqet zemra n`vendlindjen time!
Një fjali t`mirë populli e flet -
"Guri peshon në vend të vet"!...

Kur shkruaja këngë për vendlindjen -
Kujtoja se do t`shëroj dhimbjen,
Por, kjo s`qenka e vërtetë,
Dhimbja e saj s`shërohet për jetë!

Kush nuk donë të ketë dhimbje -
Le të qëndrojë në vndlindje,
Le të ushqehet me bukë e krypë,
Janë të shijshme te vendi yt!