Moj Kërçovë Kala Vigane,
Trimëresha jonë Dardane,
Djepi yt përkundi shumë trima,
Shumë trimëresha gjeraçina!...
Brez pas brezi janë trashërguar,
Trimëria gjithmonë ka ekzistuar,
Si në fshatrat tjerë edhe n`Zajaz,
Kundër çdo armiku rafalet janë zbraz.
Për t`i dalë Atdheut Zot,
S`kursejmë plumba as barot,
U mblodhën shumë trima vullnetarë,
Më të mirit luftëtarë.
Të bashkuar në luftë janë nisë,
U printe Kaloshi - shpresa e lirisë!
Krah për krah me të edhe vëllai Lazami,
Prej tyre s`u nda kurrë, ai Sadin Selmani.
Porsi bilbilat n`derë të kafazit,
Këndonin grykëhollat e trimave t`Zajazit.
Rafalet e shpeshtë të Kalosh Kreshnikut,
Ethet në barg ia futën armikut!
Në viset e shqiptarëve lindorë,
Kaloshi ishte udhëheqës kryesorë,
Kërçovë, Dibër, deri n`Gostivar,
Luftë e rreptë me sërbët barbarë.
Me Tiranën Heroike,
Mbante lidhje diplomatike,
Lidhje kishte me Isa Boletinën,
Me Bajram Currin, Hasan Prishtinën...
N`hall armiku kishte ra,
Këta dy trima për t`i vra,
Kush do e tradhëtonte Kaloshin,
Me dukat do ta mbulojshin!
Një tradhëtar ishte lajmëruar,
Për pak dukat ishte mashtruar,
Nga çeta e Kaloshit kishte qëlluar,
Se është spiun, askush s`ka dyshuar!
Një ditë e nxehtë kishte qëlluar,
Shumë të lodhur ranë për t`pushuar,
Afër Brodit në një shpellë të strehuar,
Armikut tradhëtari i kishte lajmëruar,
Me shumë ushtarë i kanë rrethuar,
Shpejt Kaloshi i ka hetuar,
Një zë Lazamit ia ka lëshuar,
E di vëlla, se kush na ka tradhëtuar?!
Turp për ty more idiot,
Do ta mbush barkun me barot,
Që t`mos tradhëtojë tjerë shqiptarë,
Në vend jetën ia ka marrë!
Një ditë vere e njëzetë e shtatës,
Ranë dy prijësit liridashës,
Ranë dy trima legjendarë,
Strateg lufte - kërçovarë.
Ideali tyre i lirisë,
U shkrua në faqet e historisë,
N`fushë beteje heroikisht ranë,
Kalosh Dani me të vllan!
Këta simbole të lirisë,
Janë krenaria e shqiptarisë,
Bijtë e vet Kërçova s`i harron,
Me këngë lavdie i kujton.