>
LETERSISHQIP

Aromë Kërçovare Në Zvicër

Të flasish apo të shkruash për kurbetin, është vetëm humbje kohe, pasi që tashmë dihet se kurbeti është një fushë beteje, ku përballesh me një kundërshtarë shumë të fortë që s`mund ta fitosh kurrë! Por, nëse e shohim nga ana tjetër, është edhe një farë nevoje, për të siguruar kafshatën e bukës! Prandaj shumë shqiptarë, por, jo vetëm, janë shpërndarë në mbarë globin toksorë. Në të njejtin lum, dallgë - dallgë, vërshuan edhe shqiptarët kërçovarë, që sipas statistikave të ndryshme, jo më pak se dhjetë mijë, punojnë dhe veprojnë në shtetin Helvetik.

Por, ajo që i tubon shqiptarët kërçovarë, që sado pak të çmallen me njëri - tjetrin, është Shoqata Kulturore "Kërçova", e cila për çdo vit i bashkonë bashkatëdhetarët, nëprmjet aktiviteteve të ndryshëm, siç janë garat sportive, manifestimet, që në vete mbajnë një program të pasur kulturo - artistik, nëpërmjet të cilit mërgimtarët argëtohen, dhe për disa çaste i bën të ndiejnë aromë kërçovare, për të cilën kurbetçarët kanë shumë mall.

Manifestimi i shtatë me rradhë i SHK "KËRçOVA".

Vlen të theksohet, se kjo Shoqtë, në krye me kryetarin e saj aktual, aktivist i palodhshëm, z. Begzat Limani, sëbashku me këshillin organizativ të kësaj Shoqate, në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu si në të kaluarën edhe këtë vit, organizuan manifestimin e shtatë tradicional, që u mbajt në Cyrih, më 09. 11. 2014 -të. Në këtë manifestim madhështorë, SHKK, kishte ftuar edhe shumë Shoqata tjera kërçovare, që i llogaritë si motra, të cilat kishin ardhur nga Zvicra, Gjermania, Austria dhe nga SHBA. Manifestimin e shtatë, e moderuan; bukuroshet kërçovare, Arijana Xhambazi dhe Arbnora Mehmedi, të cilat fjalën përshëndetëse ia dhanë kryetarit të Shoqatës, i cili në fjalimin e tij i falenderoi të gjithë të pranishmit, dhe në veçanti musfirët, që kishin ardhur nga Europa dhe Amerika e largët. Më poshtë, z. Limani foli dhe për organizimin e takimeve sa më të shpeshta me mërgimtarët, që t`i japim grusht të fortë asimilimit.

Për ta madhëruar këtë eveniment, nga vendlindja kishte ardhë edhe kryetari i Komunës së Kërçovës, z. Famir Dehari, i cili nga vendlindja solli përshëndetjet më të ngrohta për vëllezërit dhe motrat në mërgim. Në fjalimin që mbajti, z. Dehari tha: Sot jam shumë i lumtur, pasi gjindem në mesin e një familje kaq të madhe, e cila njëkohësisht është edhe familja ime. Ai në vazhdim u premtoi bashkatëdhetarve se Uskana jonë, në të ardhëmen, do të bëhet një qytet i bukur dhe modern. Të gjithë të pranishmit, që ishin në një numër të konsiderueshëm katërshifrorë, krytarin e Komunës, e duartrokitën fuqishëm.

Pastaj fjalën e mori kryetari i Shoqatës Shqiptaro - Amerikane "Uskana", (ish "Sofra Kërçovare"), z. Fatmir Jusufi, i cili bashkë me ca antarë të kryesisë, kishin udhëtuar me mijëra kilometra, për të nderuar Shoqatën dhe për të takuar mërgimtarët kërçovarë në Zvicër. Për të njejtin qëllim, kishin ardhë edhe përfaqsues të Shoqatës Humanitare "Kërçova", nga Austrija. Në emër të asaj Shoqate foli z. Halil Halili, i cili këtë eveniment e vlerësoi si të rëndësishëm dhe shumë madhështorë.

Këngët, vallet, gëzimi dhe hareja.

Programin kulturo - artistik, e filloi grupi i valltarve nga kuadri i SHKK, të veshur me veshje kombëtare tipike kërçovare, i cili për mrekulli luajti valle me motive dasmash kërçovare, pastaj vallen më të bukur të botës - Shota, si dhe shumë valle tjera, që u shoqëruan me të rinjë dhe të reja nga të pranishmit, që u duartrokitën herë pas here. Gëzimi s`kishte kufi, kur shihej se të rinjtë dhe të rejat i duan dhe i kultivojnë këngët burimore dhe vallet shqipe. Për përcjelljen e mrekullueshme të këngëve dhe valleve, që ritmi i muzikës DJ Master FX - u dha kahje edhe më të bukur, u kujdes Arben Mehmeti, i cili njëkohësisht është edhe pronari i PM "BENI" nga Kërçova.

Atë pasdite argëtuese, e pasuroi edhe këngëtari i ri kërçovar, i muzikës rok, Senad Rrahmani, i cili vitin e kaluar në X Factor Albania 3, zuri vëndin e dytë, dhe na bëri të shpresojmë se Kërçova, do të ketë edhe një yll më tepër në muzikën zbavitëse. Senadi këndoi ca këngë të bukura, në stilin e tij, që u mirpritën nga publiku.

Vlen të theksohet, se Shoqata nikoqire, kishte ftuar edhe tjerë këngëtarë kërçovarë, por për arsyje të ndryshme, ato nuk iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në këtë manifestim.

Kërçovarët dhe kërçovaret, atë të dielë nëntori, e rezervuan dhe e pritën me padurim për argëtimin e tyre! Për t`i argërtuar ato, SHKK, kishte ftuar këngëtarët e mirnjohur nga Shqipëria, Silva Gunbardhin dhe Dafin, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme. Ato në fillim u prezentuan me këngën apo hitin e tyre shumë të dëgjuar "Të ka lali shpirt" që u kërkua nga publiku, dhe u këndua disa herë! Pastaj ato kënduan edhe disa këngë të bukura atëdhetare që i këndojshin bashkë me publikun, në fytyrat e të cilëve, dukej qartë se sa ishin të përmalluar për këngën e bukur shqipe. Pasi luajtën, kënduan, me një fjalë u argëtuan deri në orët e mbrëjes, siç kishin ardhë, ashtu dhe u shpërndanë duke komentuar me njëri - tjetrin rreth manifestimit të posa mbaruar.

Sa i bukur ishte ky manifestim, që gati mori kahjen e një festivali, e dijnë vetëm të pranishmit, që pak a shumë, prej së largu e shijuan aromën kërçovare, kurse të tjerit mund vetëm ta imagjinojnë. Ato që këtë herë nuk patën mundësi të marrin pjesë, nuk duhet të shqetësohen fare, sepse SHKK, për mërgimtarët kërçovarë, edhe vitet në vijim, do të organizojë aktivitete kulturore dhe sportive. Sigurisht se ia vlen, që kësaj Shoqate, t`i jepen komplimente dhe lëvdata pa fund, për punën që ata bëjnë për bashkvendasit e tyre në diasporë.