>
LETERSISHQIP

Veglës Sonë Muzikore

Mora lapsin dhe një letër,
T`i thurë vargje veglës sonë t`vjetër,
Veglës sonë muzikore,
Të këngës shqipe burimore.

Për çiftelinë me ngjyrë të arit,
Instument është vetëm i shqiptarit,
Tjerit popuj nuk e përdorin fare,
I jehon zëri n`trojet shqiptare!

Kryet si zemër, bishtin e gjatë,
Kurrë shahirat s`i lë rahat,
Sa herë rapsodi gishtat i ndërron,
Aq herë zërin e ndryshon.

Me te këndon i ri dhe plak,
Për folklorin është shpirtë e gjak,
Për melosin burimorë,
Është si zemra në kraharor!

Dikur në gëzimet tona familjare...
Ishte mbretëreshë e odave shqiptare,
Në odat ku telat e saj kanë tingëlluar,
Pluhuri sot i ka mbuluar!

Me këtë vegël tradicionale,
Nëpër koncerte, festivale,
N`skena tjera mbarëkombëtare...
Kënduan yjet e estradës shqiptare.

Me këtë vegël t`vjetër unike,
Përcillen këngët folklorike...
Që përshkruajnë ngjarje historike,
Këngë të ndryshme dhe kreshnike!...

T`kënaqet zemra kur i tingëllon zëri,
I lumtë dora atij që e bëri,
E bëjnë mjeshtrit për shahirat,
I shpërbleftë Zoti me gjitha t`mirat.

Me zërin e saj shumë magjeps,
Ky instrument është shumë tërhjeks,
E kemi dhe si simbol kombëtarë,
Që identifikohet populli shqiptarë.

Ai që kurrë s`e ka dëgjuar,
Thotë - se koha i ka kaluar?!
Kush thotë kështu shumë gabon,
Koha e saj kurrë s`kalon.

T`kish pasë gojë edhe shpirtë,
Këngëtarët e rinj i kish porositë,
Nëse këndoni si popujt tjerë,
Dalëngadalë, do t`bëhem e ndjerë!

Mos thashtë Zoti, t`bëhesh e ndjerë,
Këngën shqipe ta lësh të mjerë,
Sa është i madh mali i Tomorit,
Aq je ti, moj zemra e folklorit!...

Me pendë lëkure prej drurit qershisë,
Dridhen telat e çiftelisë...
I lutem Zotit që na fali,
Të trashëgohet djalë pas djali.

Kjo vegël e lashtë muzikore,
Së bashku me sharkinë stërgjyshore,
Kanë qënë, janë, dhe do t`jenë prore,
Pasuri e madhe kulturore!

Një porosi trashëgimtarëve,
Të ndjekin rrugën e të parëve,
Këto vegëla t`bukura muzikore,
Mos t`i lënë kurrë pas dore.

Deri sa shqiptarët të jetojnë,
Mjeshtrit e drurit do t`i prodhojnë,
Me dru prej mani, dru prej arre...
Le t`jehojë zëri n`trevat shqiptare!

Kërçovë, shtator 2018