>
LETERSISHQIP

Bilbilit Të Pollogut

Gostivari, djep i kulturës,
Aty rrjedh kënga si uji prej gurrës,
Si buron n`Vrutok, lumi i Vardarit,
Kënga buron, prej Maksut Deharit!

„Bilbili Pollogut“, atij i thonë,
Por,s`është bilbil, që fluturon,
Është bilbil, që bukur këndon,
Bilbil është dhe kur ligjëron!

Më 6 maj, të dyzet e treshës,
N`Gjenovicë, lindi ylli i shpresës,
Fëmijërinë të lumtur aty e kaloi,
Shkronjat e alfabetit aty i mësoi...

Rrjedh nga një familje bujare,
Patriotike, atdhetare,
Një familje shumëantarëshe,
Por, arsim dhe artdashëse!...

Është i ndershëm si qytetar,
Me kulturë, karakter fetar,
Profesor është me profesion,
Është gojëmbël kur bisedon!

Si koleg, shok dhe mik,
Ndaj secilit është besnik,
Ndaj të varfërit ka mëshirë,
S`e le zbrazët dorën e shtrirë.

Ky gojëbilbil i Pollogut,
Në cilësinë e pedagogut,
Të gjithë nxënsit që i mësoi,
Si fëmijët e vet i trajtoi!

Për arsimin është një pishtar,
Për këngën është një sylynjar,
Për melosin burimorë,
Është si zemra në krahërorë!...

Maksut Dehari, i madh si artist,
Si rapsod edhe si solist...
Emrin populli kur ia përmendë,
I thotë - ikonë, yll dhe legjendë...

Ky kantautor, kudo i mirëpritur,
Frenetikisht i duartrokitur,
Si këngëtar mori shumë çmime...
Shumë dekorata dhe shpërblime!

Një duet, që të linte mbresë,
Kur këndonin, mixhë e mbesë,
Si bilbil dhe kanarinë behari,
Maksut dhe Dashurie Dehari!

Janë ca raste që s`i harron kurrë,
Kur të jatin ia vret një veturë,
Rasti tjetër, në dasmën e djalit,
Pretekst ishte ngjyra e kalit!

Pse ngjyra e kalit ishte e bardhë,
Një vendim shpejt i ka ardhë!
Në atë vendim i paskan shkruar,
Se nga puna e kanë larguar!

Por, rapsodi nuk dorzohet,
Me punë tjera angazhohet,
Familjes bukën ia siguroi,
Jetën të lumtur, e vazhdoi!

Rasti i tretë që e shqetësoi,
Zëri melankolik, atij kur i shkoi!
Zë të bukur, kishte me t`vërtetë!
Shahir ka qenë, i till do t`jetë.

Vlen të përmendet për lexuesit,
Se është njëri ndër themeluesit,
Të SHK „BESA", nga Gostivari,
Kryetar i saj, Maksut Dehari!

Kontributi tij, s`paguhet me ar,
Këngë të bukura plot një thesar,
Këtij doajeni, dhe një epitet,
„Enciklopedi" - kjo është realitet!

E ndiej veten të priviligjuar,
Këtë rapsodi që ia kam kushtuar,
Për legjendën - Maksut Dehari,
Kolos i këngës, nga Gostivari!

Vepra t`mëdha, ai ka bërë shumë,
Si me këngë, ashtu dhe me punë,
Por, kjo që kam shkruar unë,
Sa një gotë ujë, ta derdhësh n`lum!

Kërçovë, maj 2020