>
LETERSISHQIP

Nexhmije Pagarushës

Qielli muzikor kosovar,
Është plot me yje këngëtarë,
Të përmasave botërore,
Me shumë vepra kulturore...

Këta vargje që i kam rreshtuar,
Një ëmbleme ia kam kushtuar,
Sopranos sonë kosovare,
Nexhmije Pagarushës - këngëtare.

N`fshatin Pagarushë t`Malishevës,
Lindi mbretëresha e skenës.
N`vitin 1933, më shtatë maj,
Kjo datë është ditëlindja e saj.

Një foshnje e bukur si lule diellli,
Nga nënë Sahidja, babë Veseli.
Në një familje shumë bujare,
Me vlera t`larta kombëtare...

Siç tregoi Nexhmije Pagarusha,
Katër vjet tha - sa i mbusha,
Ndërroi jetë nëna ime,
Shumë e vogël, mbeta jetime!

N`duart e njerkës Nexhmia mbet,
E deshti shumë, si nënën e vet!
Edhe njerka mirë e trajtoi,
Si vajzën e vet e konsideroi!

Ishte e ndershme dhe bujare,
E kishte edukatë familjare,
Sa i takon pamjes saj fizike,
Ishte shumë simpatike...

Kjo soliste, një zojnë hyjnore,
Ishte e madhe dhe si aktore,
Këndoi n`koncerte e festivale,
Aktroi n`filma dhe skena teatrale...

Nexhmija jonë, gjatë tërë jetës,
Mori një mori epitetesh,
Që e çuan n`piedestalin më të lartë,
Si "Bilbili i Kosovës", Fyti i Kristaltë"...

Është vlersuar me shumë çmime,
Dekorata dhe shpërblime,
Një çmim t`veçantë si i tempullit,
"Këngëtarja e Shekullit"!

Por, më 7 shkurt 2020,
Ikona e këngës ndërroi jetë,
Ndërroi jetë për t`mos vdekur,
N`zemrat tona e gjallë ka mbetur.

E kishte lënë me amanet,
Të varroset n`vendlindjen e vet,
Amaneti saj u realizua,
N`Pagarushë me lule u mbulua.

Shumë e dashur artistja jonë,
Prehu në paqe n`panteon,
Për ty do t`fliet, do t`këndohet,
Emri yt kurrë s`harrohet.

Këngët tua do t`na e shtojnë mallin,
Se si Baresha e dridhte malin,
Me ty skenës i kishte hije,
Nuk lind më nëna tjetër Nexhmije!

Kërçovë, qershor 2021