>
LETERSISHQIP

Dedikim

Jeta ime ishte plot ëndrra,
veç për Ty rrihte zemra,
je futur thell në shpirt,
nuk del më:nga trupi im...

Jeta më duket e egër,
si deti i trazuar, në stuhi,
një dashuri më shkatërroj,
pa jetë ndjehet trupi im..!

Shpirtin e kam të trazuar
doja dhe unë pak lumturi,
Tani jam jetim, njeri pa njeri,
veç kujtime do kem nga Ty..

Ti ishe ylli, që ëndrra zgjove,
Ti ishe dielli, që zemrën ngroha,
Ti ishe drita, rrugën ma ndricove,
përse ëndrrat e mia, tashmë i shove..?!!